Report Tv ka shkuar ditën e sotme në një banesë të përmbytur në fshatin Hoxhare të Fierit, aty ku situata vijon të jetë dramatike. Report Tv sjell pamjet nga banesa e përmbytur, kati i parë i së cilës vijon të jetë nën ujë.
Në banesë ndodhet vetëm çifti i moshuar, të cilët bëjnë thirrje për ndihmë, duke shtuar se po iu ngordhin bagëtitë.
?S?kam asnjë të ardhur, burrë e grua jemi pa pension, djalin e kam pa punë. Tani ne duam ndihmë. ku do drejtohemi ne që të na vijë ushqimi për bagëtinë në radhë të parë. Nuk na ka ardhur njeri për përmbytjen tani, asnjë njeri.
Të dyja përmbytjet kanë qenë njëlloj. Nusen dhe fëmijët i kam nisur tek i ati, unë burrë dhe grua po rrimë për bagëtitë se ne me këto rrojmë. Sot nuk janë në gjendje të mirë bagëtitë. Është e treta herë që përmbytemi. Nuk kemi më fuqi tani, bagëtitë nuk kanë më çfarë të hanë, tokat janë të përmbytura nuk bëjnë më as për dhjetë vjet?, tha e moshuara.