Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbrëmë, rreth orës 11:00 të darkës lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në Novoselë. Dalja e lumit ka krijuar vështirësi në kalimin nga Qendra Novoselë drejt fshatrave të zonës. Prurjet rrezikuan që uji të dalë edhe në autostradën Levan-Vlorë.
Ndërkohë sot, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata është përmirësuar. Ka rënie të nivelit të ujit në gjithe pellgun Levan-Ura e Mifoli- Novoselë.
FA është prezente me 150 efektive në terren të dislokuar në Levan, Ferras, Novoselë. Një kontigjent i FA dhe dy pompa thitheëe uji janë nisur për në fshatin Darezeze, pasi aty pritet te kete grumbullim te ujit gjate dites se sotme.
Në Novoselë mëngjesin e sotëm është bërë evakuim i dy banorëve të cilët kanë kërkuar ndihmë.
Të dielën (4 shkurt 2018) në Novoselë u evakuuan 70 familje, ndërsa janë strehuar tek të afërm, të tjerë kanë zgjedhur të srehohen në katet e dyta të banesave të tyre.
Nga prurjet e shumta të lumit edhe nënstacioni i hidrovorit të Akërnisë është permbytur ndaj aktualisht është terësisht jashte funksionimit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vjosa-del-nga-shtrati-ne-novosele