Ora News - Rreziku nga përmbytjet, rritjen prurjet në Drin, Bruna dhe Liqenin e Shkodrës

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshjet e shiut do të na shoqërojnë edhe përgjatë kësaj jave, ndërsa kombinuar me shkrirjen e dëborës do të shtohet rreziku për përmbytje, ku më i predispozuar është veriu i vendit.

Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rritje të nivelit ndërsa vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve nga kaskada e Lumit Drin.

Reshjet e shiut shoqëruar me shtrëngata do të vijojnë edhe përgjatë ditës së hënë ndërsa në lartësinë 1100 metra mbi nivelin e detit priten reshje dëbore.

Java do të nis me temperatura maksimale të ajrit me 16 gradë celsius ndërsa ato minimale do të arrijnë vlerën 3 gradë në vendet malore.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rreziku-nga-permbytjet-rritjen-prurjet-ne-drin-bruna-dhe-liqenin-e-shkodres

Share This Video


Download

  
Report form