Krimet e Renda ngrene akuze per Dashamir Xhiken

RTV KLAN 2018-05-11

Views 3

Në të njëjtën ditë kur Gjykata e Elbasanit konfirmoi masën e sigurisë arrest me burg për ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor, Dashmir Xhika për akuzën e shpërdorimit të detyrës, Prokuroria e Krimeve të Rënda iu drejtua gjykatës për një tjetër masë sigurie.

Gjykata pranoi kerkesën për ta lënë në burg ish-drejtorin e ARRSH-së për akuzën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Burimet konfirmuan se janë lëshuar edhe dy urdhër-arreste të tjera për ish-vartës të Xhikës. Në pranga ka rënë Aksel Qurduka, ish ? drejtues i njësisë së menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë ? Elbasan ndërsa dhe Albens Alite, drejtor aktual i menaxhimit të këtij projekti.

Prokuroret e çështjes nuk kanë pranuar të japin detaje, por konfirmohet se ndalimet kanë të bëjnë me abuzimet që janë zbuluar në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Kallëzimi për këtë rast është bërë në prokurori nga Ministria e Infrastrukturës dhe Enegjitikes, auditi i të cilës konfirmoi se dëmi i shkaktuar buxhetit te shtetit është 54 milionë dollarë.

Tre zyrtarët dhe disa persona të tjerë të paidentifikuar, veçmas dhe në bashkëpunim kanë kryer veprime dhe mosveprime të cilat u kanë sigurur fitime të padrejta subjekteve private të cilat janë kontraktuar për projektin e rrugës Tiranë ? Elbasan. Aty listohen një sërë shkeljesh si tjetërsime çmimesh të lidhur në kontrata dhe mospërputhje të çmimit që është aplikuar nga kompania në zbatimin e projektit dhe asaj që është llogaritur në kontratë nga ARRSH.

Ndërsa seanca për konfirmimin e masës së sigurisë në Elbasan ka qenë një maratonë. Tensione të shumta përshkuan seancën që zgjati gati 6 orë.

Ajo është ndjekur edhe nga ish-ministri Edmond Haxhinasto.

Avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares nga çështja, kërkesë e cila u rrëzua.

Në fund u vendos lenia në burg për Dashmir Xhikën dhe paraardhësin e tij Andi Toma. Këta ish-zyrtarë sipas prokrurosië së Elbasanit kanë abuzuar me ndërtimin e rrugës Gjinar-Elbasan në vlerën e 500 milionë lekeve. Përveç Xhikës dhe Tomës, të arrestuar janë edhe 3 familjarët e familjes Hysa të cilët duhet të ndërtonin këtë segment rrugor. Ndërkohë në gjendje të lire po hetohen edhe 5 persona të tjerë të cilët kanë pasur rolin e mbikëqyrësit të segmentit rrugor.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form