Report TV - EKSKLUZIVE/ FSHF rriti shpenzimet për personelin, zvogëloi investimet

Report TV 2018-05-11

Views 0

Kontrast shumë i madh nga viti në vit në lidhje me shpenzimet dhe investimet në Federatën Shqiptare të Futbollit. Në një vëzhgim të Report Tv mbi raportet financiare të vetë Federatës, duket qartë rritja e madhe për shpenzimet, ku përfshihen edhe pagat e personelit. Kemi gati dyfishim për vitin e fundit, ndërkohë që e kundërta ndodh me investimet, që kanë ardhur dukshëm në ulje.

Kështu, në vitin 2015 shpenzimet për investime ishin mbi 13 miliardë lekë të vjetra, në vitin 2016 kjo shifër zbret në pak më shumë se 7 miliardë lekë të vjetra. Ndërsa në vitin 2017 shpenzimet për investime nuk kapin as shifrën e 2 miliardë lekëve. Pra, shpenzimet për investime në 3 vitet e fundit kanë ardhur duke u ulur. E kundërta ndodh me shpenzimet e personelit, të cilat kanë ardhur në rritje. Po të krahasojmë vetëm dy vitet e fundit, kemi kontrast të madh. Nëse në vitin 2016 shpenzimet e përgjithshme për personelin ishin rreth 1 miliardë lekë të vjetra, në vitin 2017 kjo shifër rritet me 200 milionë lekë të vjetra. Pra, ka rritje të numrit të personelit dhe rritje pagash e dietash, ndërsa investimet janë ulur ndjeshëm.

Share This Video


Download

  
Report form