Report TV - Ekskluzive/ FSHF skandal me zgjedhjet, si u manipulua komiteti ekzekutiv

Report TV 2018-05-11

Views 1

Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, për Komitetin Ekzekutiv që është qeveria e futbollit në Shqipëri janë manipuluar. Report Tv ekskluzivisht ka zbuluar skandalin për zgjedhjen e Komitetit Ekzekutiv, mbajtur më 7 Shkurt , se u manipuluan rezultatet që në raundin e parë.
Report Tv disponon videon e plotë të procesit të votimit, numërimit dhe shpalljes së fituesve në të dy raundet.

Siç duket me zë dhe figurë, shihet qartë që në raundin e parë fitues është edhe Zoti Ekrem Spahiu, që merr në total 32 vota.

Edhe kandidati tjetër për Komitetin Ekzekutiv Vasil Bici, sipas komisionit të votimit, mori 32 vota.

Megjithëse Ekrem Spahiu kishte numër të barabartë votash, pra 32, po aq sa Vasil Bici, nuk u shpall fitues në raundin e parë.

Share This Video


Download

  
Report form