Ora News - Emergjencat: Rrezikohen Vlora dhe Fieri, Vjosa arrin deri në 8 metra

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit, ku prurjet e lumit Vjosë arritën nivelin e 8 metrave. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile njofton se akset kombëtare janë të gjitha të kalueshme, por ka pasur rrëshqitje dherash në disa zona.

Fieri, Vlora dhe Gjirokastra kanë qenë nën pushtetin e ujit, si rezultat i rreshjeve të dendura, ndërsa në disa akse rrugore ka pasur rrëshkitje të dherave.

Nga Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile bëhet me dije se intensiteti më i lartë i rreshjeve u regjistrua Kukës, Vlorë e Gjirokastër, ku brenda njëkohe shumë të shkurtër niveli i prurjeve të Lumit Vjosë në Memaliaj arriti vlerën e 8 metrave nga 1-1,5 që ishte përpara fillimit të reshjeve.

Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit kanë ndërhyrë përgjatë natës për evakuimin e njerëzve dhe të gjësë së gjallënë qarqet e Fierit, Vlorës Gjirokastrës. Reshjet kanë krijuar probleme edhe në qarqe të tjera të vendit si Kruja, Tirana, Elbasani, Dibra, Lezha dhe Kukësi. Në Zall Bastar të Tiranës janë shpëtuar pasagjerët e një furgoni dhe një veture që kishte mbetur në mes të lumit.

Në lagjen kodra e Shtufit në Gjirokastër u krye evakuimin i banorëve të një pallati tërrezikuar nga rrëshqitjet e dheut. Sipas IGJEUM, në orët e ardhshme parashikohet një lehtësim i reshjeve, por në Fier dhe Vlorë gjendja mbetet e vështirë, sidomos në drejtim të efekteve që pasojnë reshjet intensive. Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar në drejtim të rrëshqitjeve të dherave dhe të gurëve në akset rrugore dhe në zona të tjera me rrezikshmëri të lartë si guroret, brigjet e lumenjve, etj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/situata-nga-permbytjet-ja-zonat-me-te-rrezikuara

Share This Video


Download

  
Report form