Report TV - Osumi përmbyt toka bujqësore dhe banesa në fshatin Moravë

Report TV 2018-05-11

Views 1

BERAT-Osumi përmbyt toka bujqësore dhe banesa në fshatin Moravë dhe në lagjen ?Dafinat? në bashkinë e Urës Vajgurore. Dhe pse vazhdon të kërcënojë seriozisht daljen nga shtrati në qytetin e Beratit lumi Osum, duke bërë që të gjithë të ngelen me sytë nga qielli, në fshatin Moravë, të njësisë administrative Otllak dhe në lagjen ?Dafinat? në bashkinë e Urës Vajgurore lumi ka përmbytur banesa dhe toka bujqësore.

Deri mesditën e sotme në fshatin Moravë uji ka përmbytur totalisht katër banesa, duke dëmtuar të gjitha orenditë shtëpiake. Po në këtë fshat dhjetë banesa janë përmbytur në katet e para, gjë që u ka dhënë mundësinë banorëve që të shpëtojnë kafshët shtëpiake dhe bagëtitë, prodhimet e tyre të stinës. Në këtë fshat shumë toka bujqësore tashmë janë nën ujë.

Share This Video


Download

  
Report form