A1 Report - Fier dhe Kukës, probleme me shitjen e prodhimeve bujqësore

Report TV 2015-08-22

Views 3

Tonelata prodhime të stinës, kryesisht perime, të fshatrave Ades, Kafaraj të komunës Frakull në Fier, kanë ngelur pa treg shitjeje duke përfunduar në mbetje urbane. Prodhimet janë dëmtuar dhe tashmë nuk mund të konsumohen, duke u shkaktuar dëme të mëdha të fermerëve.

Këta prodhues ankohen se ata kanë mbjellë me qindra hekatrë tokë me perime, por mungesa e tregut i ka cuar në falimentim. Njëzëri ata kërkojnë ndihmën e shtetit.

Nebi Ferraj ky fermer nga fshati Ade i Frakullës, ka kultivuar domate në tokën e tij, ndërsa ka investuar 20 milionë lekë, por mungesa e një tregu shitjeje, apo ekpsorti ka degradaur aktivitetin e tij në në mëshirë të fatit.

Një tjetër situtatë me prodhimin bujqësor shfaqet në Kukës ku ka nisur fushata e korrjes së grurit. Këtë vit fermerët krahasuar me një vit më parë kanë më pak prodhim të mbledhur nga tokat e tyre. Shkak për uljen e prodhimit janë bërë kushtet jo të favorshme meterologjike. Fermerët thonë se sasia e grurit të marrë këtë vit ka rënë në rreth 20% ndonëse cilësia e grurit që kultivojnë është e lartë.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Kukës, këtë vit fermerët kanë marrë 35 kuintal për hektar, 5 kuintal më pak se vitin e kaluar.

Në Qarkun e Kukësit për këtë vit janë mbjellë me grurë 1 mijë hektarë tokë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS