Misteret e koncesionit te Aeroportit te Vlores

RTV KLAN 2018-05-11

Views 1

Ekspertët e ekonomisë shprehen kritikë për projektin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, që u votua të enjten në parlament. Duke analizuar impaktin në buxhet, njohësit e ekonomisë thonë se në kohën kur vjen një ofertë e pakërkuar nga një kompani private shteti nuk duhet të marrë përsipër mbulimin e kostos; nëse nuk arrihen fluturimet që parashikohen nga kompania. Kjo për faktin se fatura finale që i bie të paguajë shteti në fund është njëlloj si ta ndërtonte vetë aeroportin.

Nëse ekspertë të Aviacionit Civilë mendojnë se një aeroport i ri do të rrisë konkurrencën dhe rrjedhimisht do ndikojë në uljen e çmimeve të biletave, ekspertë të ekonomisë janë skeptikë në këtë drejtim. Zgjidhja e duhur, sipas ekspertëve, është vënia në punë e aeroporteve për qëllime turistike.

Zef Preçi argumenton së duhet hedhur dritë mbi studimin e fizibilitetit dhe kushteve të kontratës së re koncesionare për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës në mënyrë që mos të kthehet në kërcënim për buxhetin e shtetit. Qeveria, sipas tij, duhet ta rishikojë projektligjin për të analizuar më në detaje kostot.

Klan Plus

Share This Video


Download

  
Report form