Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Stuhi ere dhe reshje intensive te shiut kanë rikthyer problematikat në disa zona. Në Gjirokastër, ujërat e Viroit dolën mbi urën në hyrje të qytetit duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve. Ndërsa era e fortë që ka përfshirët bregdetin nga Durrësi në Vlorë, ka shkaktuar paralizimin e punës në disa sektorë të punës në dy portet më të mëdha të vendit. Në Vlorë, era deri në 30 metra për sekondë, rrëzoi disa pemë të reja në Lungo Mare dhe shkaktoi probleme në furnizimin me energji elektrike në Llogara e Dukat.
Reshjet intensive të 24 orëve të fundit rikthyen situatën e përmbytjeve të fund dhjetorit në qytetin e Gjirokastrës.
Liqeni i Viroit arriti nivelin kritik dhe uji kapërceu mbi urën në hyrje të qytetit, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve të rënda pasi ato më të vogla janë ndaluar të qarkullojnë.
Probleme edhe në lagjen Gërhot, ku përroi i Çullos ka shtuar prurjet duke nxjerrë gurë e inerte në rrugë.
Ndërsa pemët e reja të mbjella buzë detit në Lungo Mare nuk e përballuan erën e fortë deri në 30 metra për sekondë që përfshiu gjirin e Vlorës këtë të shtunë.
Moti i keq mbajti për të dytën ditë të pezulluar lundrimin në det, ndërsa shkaktoi probleme në brendësi të qytetit.
Trageti i linjës me Brindisin, nuk erdhi as të shtunën ndërsa kapiteneria nuk lejoi daljen në det as të mjeteve të tjera lundruese të cilat qëndrojnë në zonën e triportit.
Forca e dallgëve arriti në 8 ballë në det të hapur.
Në Dukat e Llogara ka probleme me furnizimin me energji elektrike pasi era e fortë ka dëmtuar rrjetin shpërndarës.
Era e fortë deri në 50 km për orë dhe forca e dallgëve deri në 8 ballë në det të hapur paralizuan edhe portin e Durrësit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/moti-i-keq-pezullohet-lundrimi-ne-durres-dhe-vlore