Report TV - Erëra të forta në Durrës, 2 tragete s'ankorohen, pezullohet lundrimi

Report TV 2016-02-10

Views 8

Qyteti bregdetar i Durrësit është gdhirë këtë të mërkure me erë të fortë dhe vranësira të dendura. Erërat e forta në formën e një stuhie detare, kanë sjellë probleme në ankorimin e trageteve në portin e Durrësit. Kështu dy tragete të linjës Bari-Durrës, nuk kanë mundur të ankorohen, për shkak të dallgëve të mëdha në det.

Burime nga kapitaneria e Durrësit thonë se dy tragetet kanë mbërritur pranë portit që në orën 8 të mëngjesit, por prej dy orësh ata po qëndrojnë në radën e jashtme në pamundësi për t?u ankoruar.

Po të njëjtat burime u shprehën se situata pritet të normalizohet brenda disa orësh, ku shpejtësia e erës pritet të ulet, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen për familjarët që ndodhen në dy tragetet.

Po ashtu për shkak të dallgëve të mëdha, të cilat në det të hapur arrijnë deri në 8 ballë, kapiteneria e Durrësit ka dhënë urdhër që të pezullohet lundrimi i të gjitha anijeve të peshkimit si dhe ato të tonazhit të vogël.

Edhe Vlora po përballet sot me mot të trazuar, ku për pasojë është pezulluar lundrimi në det për mjetet e peshkimit . Dallgët arrijnë deri në 5 ballë brenda gjirit, ndërsa 6-7 ballë në det të hapur.

Share This Video


Download

  
Report form