Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një makinë ka përfunduar në ujërat e lumit Osum në Berat, por fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mbijetuar.
Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë, teksa mjeti doli nga rruga duke shkatërruar bordurën mbrojtëse duke përfunduar në ujërat e lumit.
Mjeti udhëtonte nga qendra e qytetit për në dalje të tij dhe shumë pranë Urës së Gorricës mjeti doli nga rruga duke shkatërruar krejtësisht parmakët prej hekuri dhe pas disa saltrosh mjeti përfundoi në lumë.
Në makine ndodhej vetëm drejtuesi, i cili u transportua drejt spitalit të qytetit. Ai arriti të dalë nga pjesa e sipërme e makinës dhe me pas u nxor nga forca te zjarrfikëses dhe policisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/makina-perfundon-ne-ujerat-e-fryra-te-osumit-drejtuesi-eshte-me-fat