Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari Mentor Kikia i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, u shpreh se disa projekte në fushën hidrike janë flagrante. Ai tha se ideja për ndërtimin e një HEC-i që përmbyt kanionet e Osumit, është flagrante.
Kikia: Nëse është një projekt i cili ka një impakt shumë të madh ekonomik edhe nëse janë kundër një kategori njerëzish do të zbatohet. Nëse është një projekt i cili është mënyrë flagrante kundër interesave të mjedisit, interesave të komunitetit, aty nuk ka nevojë për një dëgjesë publike. Nëse flitet për një digë që do të përmbysë kanionet e Osumit, nuk ka nevojë të mbledhësh fshatin. Kjo është flagrante, lebetitëse. Këtu ka nevojë për njerëz të marrin gurët dhe t'i bijë atij. Kur shkelja është kaq flagrante, thjesht duhet që ca njerëz të mblidhen dhe të ngrenë zërin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kikia-nje-hec-qe-permbyt-kanionet-e-osumit-eshte-lebetites