Mbillen selvi per Dritero Agollin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Parkut te Liqenit të Tiranës i eshte shtuar edhe një kopësht me selvi, kushtuar shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli, i cili u nda nga jeta një vit më parë, në 3 shkurt 2017.Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Shoqatën ?Devolli? dhe të afërm të poetit e shkrimtarit, mbollën 20 selvi, duke shënuar nisjen e punimeve për kopshtin e njeritu te letrave

?Sot e fillojmë me një gjest simbolik, mbjelljen e 20 selvive në një pjesë të parkut të liqenit që ia kemi kushtuar Dritëroit. Duam që të jetë një vend meditimi, pushimi, një vend paqeje, një vend ku njerëzit të lexojnë libra dhe të kujtojnë veprën e Dritëroit. Ndaj kemi përgatitur që në këtë pjesë memoriale të parkut, ku janë disa prej figurave të shquara, të kemi një vend të posaçëm për të kujtuar Dritëroin. Fuqia e tij duket edhe në faktin që arrin të na mbledhë nga çdo cep i Shqipërisë?

Tajar Agolli, vëllai i shkrimtarit falenderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës e miqtë, të cilët iu bashkuan kete dite të veçantë.

?Ju falenderoj të gjithëve për këtë pjesëmarrje në këtë ceremoni. Jemi shumë të kënaqur për të gjithë ata aktivistë që marrin pjesë, miq të Dritëroit. Sigurisht, miqtë e Dritëroit janë në zemrën tonë. Na ka folur direkt për miqtë që ka dhe ka shumë miq?

Bashkia parashikon që në këtë pjesë të parkut të vendoset edhe busti i shkrimtarit Dritëro Agollit.

Share This Video


Download

  
Report form