Vrases me pagese nga Greqia per Devi Kasmin

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Ky është personi që dyshohet se ekzekutoi Devi Kasmin mbrëmjen e 29 Janarit. Ai është shtetasi grek Efthimios Efthimiu. Sipas policisë, 41-vjeçari që mendohet të jetë vrasës me pagesë ishte kontaktuar nga një grup kriminal në Shqipëri për të eliminuar Kasmin.

Detajet i zbuloi në një konferencë për mediat, Drejtori i Policisë së Tiranës.

"Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen".

Sipas policisë, vrasësi ishte porositur për këtë krim nga Aurel Hoxhallari, i shpallur në kërkim. Këto pamje i përkasin ndalimit të Hoxhallarit në Janar të vitit 2015, si me dyshimin se ai ishte porositës i atentatit ndaj Pajtim Serianit, ku mbeti i vrarë atentatori Artur Baze.

Hoxhallari u la i lirë për mungesë provash, por 3 vjet më vonë, ai sipas hetuesve, ka paguar shtetasin grek për të kryer vrasjen e Devi Kasmit. Bashkëpunëtorë në atentat dyshohet se janë edhe tre shtetas të tjerë shqiptarë që u vunë në pranga.

"Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal. Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit. Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes. Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes".

"Kjo vilë në fshatin Mezës në pronësi të Aurel Hoxhallarit ishte baza e grupit që dyshohet se organizoi vrasjen e Devi Kasmit. Në të u gjet një sasi e madhe municionesh si eksploziv, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje si ato të policise të cilat funksiononin në grup, maska e veshje kamuflazhi. Në armët e sekuestruara është edhe pistoleta që dyshohet se është përdorur në atentat".

Policia dhe Prokuroria dyshojne se në këtë ngjarje mund të jenë përfshirë persona të tjerë. Përsa u përket motiveve, dyshohet se porositësi i vrasjes dhe viktima kishin konflikte për trafikun e drogës. Në shtëpinë e Devi Kasmit, pak metra vendit ku u ekzekutua, u gjetën 3 kilogramë kokainë e pastër.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS