stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Myqyrem Malaj ishte me detyrë shef operativ në OSHEE-në e Ballshit, deri ditën, kur denoncoi vjedhjen e 450 litrave vaj, nga ana e drejtorit Guri Nuhaj.Malaj shpjegon, se vaji përdoret për transformatorët e energjisë, por kur foli për këtë abuzim, u cua fillimisht faturues 50 km larg Ballshit. Por pasi njoftoi gjithë hallkat, që nga prokuroria, portali qeveritar e deri te krimi ekonomik, sot është i papunë.Në një bisedë të regjistruar, drejtori i OSHEE Ballsh, Guri Nuhaj, tregon mekanizmit, sesi duhet të fshihen gjurmët e vjedhjes. Ai thotë, se ka miq te krimi ekonomik i Fierit,e po kështu te portali i qeverisë dhe cështja do të mbyllet.