Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreshnik Qato 3 vite më parë vari dorezat e boksit në gozhdë për të ndërrmarrë një rrugë të re po aq emocionuese atë të trajnerit. Tashmë ish kampioni shqiptar është një ndër personat më të vlerësuar në Londër dhe në palestren e tij stërviten dhjetra boksierë të rinj, madje 3 prej tyre falë punës së Qatos janë shpallur kampionë të kryeqytetit anglez për moshat nën 14 vjec. Vetë Qato e vlerëson tej mase punën me të rinjtë.
Më pas ish kampioni i boksit u ndal edhe tek kjo përvojë e re duke treguar emocionet që po përjeton në rolin e trajnerit.
Në grupin e noskierëve që stërviten nga Kreshnik Qato është edhe një sportist i vecantë, djali i tij Nikola (i mbiquajtur Nik The Eagle Junior) i cili disponon aftësi për tu vlërsuar dhe i ka të gjitha mundeësitë të ndjekë rrugën e babait, pse jo të shkojë edhe më lart. Vitin e ardhshëm do të konkurojë edhe për titullin prestigjoz të kampionit të Anglisë për moshën 15 vjec.
Kreshnik Qato është cilësuar si një prej boksierëve më të suksesshëm shqiptare në Europë në kohën kur u ngjiste në ring, tashmë e pret një tjetër aventurë, ndoshta e vështirë, por shumë emocionuese.
Përgatiti Londër, Elidor Salikaj
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ish-kampioni-i-boksit-stervit-me-sukses-talente-te-rinj-ne-londer