Ora News - Teatri kombëtar, hapen me sukses të tjera negociata

Ora News Lajme 2018-06-28

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arrihet marrëveshja me artistët për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar.

Pas një negociate mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe komunitetit të artistëve, të përfaqësuar nga regjisori Altin Basha, aktorët Alfred Trebicka dhe Arben Derhemi, u mundësua dakordësimi për të ndërtuar një godinë të re moderne të Teatrit Kombëtar, në tokën ku ndodhet sot.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi të gjithë aktorët në këtë proces, duke filluar nga artistët, arkitektët e të gjitha institucionet e specializuara që kanë dhënë kontribut në këtë proces, ndërsa theksoi se falë vullnetit dhe dëshirës për të dëgjuar njëri-tjetrin, sot është rënë dakord që Shqipëria të ketë një Teatër të ri Kombëtar.

?Dua të falenderoj sot publikisht të gjithë komunitetin e artistëve, sindikatat, qytetarët, protestuesit, arkitektët, urbanistët, zjarrfikësit, të gjithë ata që kanë dhënë një dorë, disa në mënyrë më intensive, disa sporadike, por të gjithë që kanë dhënë një dorë që të gjejmë gjuhën e përbashkët për t?i dhënë Tiranës një teatër të ri, modern, në tokën ku është teatri sot. Kjo nuk ka qenë një negociatë e lehtë. Në fillim fare filluam nga ekstreme, nga qëndrime shumë të ndryshme, por me sa duket ku ka vullnet, ku ka dëshirë, ka një rrugëzgjidhje. Dua t?i falënderoj publikisht jo vetëm të dyja sindikatat, të gjithë faktorët që insistuan që ky projekt të bëhej më i mirë?, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Garanci

Më tej, ai shtoi se është rënë dakord që në ligj të jepen garancitë e duhura për artistët që Teatri i Kombëtar do të jetë në sipërfaqen ku ajo ekziston edhe sot, me një godinë të vetme dhe që mbi të gjitha, që do të bëhet pa shpenzime të fondeve publike.

?Projekti që kemi sot është më i mirë. Nuk është ndoshta projekti perfekt, por tashmë e kemi të sanksionuar në ligjin që do të negociojë teatrin e ri, se prona e teatrit nuk preket, që e negocion teatrin e ri si një ndërtesë monovolum, pa kulla sipër, dhe që e negocion këtë teatër të ri me çelësa në dorë, me para të privatit, që edhe kushdo shqetësohet pse po harxhojmë për artin kur s?kemi bukë për të ngrënë, që edhe kjo s?është e vërtetë, të mos e ketë këtë shqetësim sepse nuk do të taksohet njeri për këtë propozim?, shtoi Veliaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hapen-me-sukses-te-tjera-negociata

Share This Video


Download

  
Report form