Pas përjashtimit nga seanca e Kuvendit, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar në një deklaratë më gazetarët duke thënë se Gramoz Rucci e përdor pozicionin e tij, sikur e ka Kuvendin pronë personalë.
?Unë do flisja në emër të grupit Parlamentar, por Ruçi nuk më lejoi të flisja. Është në vazhdën e të gjitha përpjekjeve për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit dhe Habilajve, e filluan me kapjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm, të Prokurorit të Tiranës, Durrësit për të krijuar kushte të përshtatshme për të ekstraduar Nazer Seitajn. Ai është me proces të hapur në Shqipëri, por ata në mënyrë kriminale e ekstraduan në Itali në mënyrë që të mos dëshmojë nga frika sepse do të nxirreshin bashkëpunëtorët që fillojnë nga Saimir Tahiri, tek Edi Rama.
Është beteja e opozitës, mos kujtojnë se do ja mbyllin gojën opozitës?,tha Spaho.