TIRANE-Shtyhet seanca në gjykatën Administrative lidhur me padinë e Rovena Gashit ndaj Arta Markut, pasi Kryeprokurorja e largoi nga posti i drejtueses te Njësia e Dekriminalizimit. Në proces mungonte Avokatura e Shtetit, Gashi përfaqësohej nga Çlirim Gjata, ndërsa Arta Marku nga juristja Pranvera Gruda.Çlirim Gjata u shpreh se pala e paditur duhet të sjellë prova se përse është liruar nga detyra Gashi. ?Duhej që pala e paditur duhet të kishte sjellë prova. Cila është kompetenca për të liruar nga detyra Gashin dhe cila procedurë është ndjekur, cili është motivacioni?? tha ai.
Përfaqësuesja e Arta Markut, Pranvera Gruda u shpreh se Kryeprokurorja nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa Gashi është liruar nga detyrë, pasi dërgoi shkresat për 2 deputetët Rakipi dhe Rehovica në KQZ pa dijeninë e Kryeprokurores. ?Arta Marku ja ka thene ne zyre Gashit se ka shkelur ligjin kur i është drejtuar KQZ pa e vene në dijeni. Rovena Gashi nuk mori firmën e Markut për te derguar shkresa ne KQZ. Marku e vlerësoi kete veprim si jo etik? deklaroi Pranvera Gruda. Çlirim Gjata kërkoi që në seancën e radhës të ishte e pranishme vetë Arta Marku për të sqaruar se përse e largoi Gashin nga detyra. Gjykata shtyri seancën e radhës për më 13 shkurt 2018 ora 14:30.