TIRANE-Paditet Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Tre jave pas marrjes se detyrës, ajo përballet me padinë nga prokurorja Rovena Gashi. Prokuroja në detyra Gashi ka bërë një padi në Gjykatën Administrative ku kërkon rikthimin në detyrë, ndërsa shton se shkarkimi i saj është bërë pasi kërkoi ndërprerjen e mandatit të Rakipit dhe Rehovicës.
Rovena Gashi kërkon pezullimin e vendimit dhe shpalljen si të pavlefshëm. ?Vendimi për lirimin tim është absolutisht i pavlefshëm. Të pezullohet vendimi i lirimit si Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë. Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ka uzurpuar kompetencat e Këshillit të Larte të Prokurorisë. Lirimi nga detyra është bërë pas kërkesës për ndërprerjen e mandatit për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovices? thuhet në padinë e Gashit që është depozituar në Gjykatën Administrative.