Prishen rrugët në Ishull-Shëngjin, banorët: Punimet e ujësjellësit e kanë shkatërruar

Report TV 2018-05-11

Views 3

Ndërtimi i ujësjellësit të ri në Lezhës ka zgjidhur problemin e ujit të pijshëm, por nga ana tjetër ka sjellë dëmtimin e shumë akseve rrugore. I tillë është edhe segmenti rrugor në Ishull-Shëngjin i cili deri një vit më parë ka qenë i asfaltuar, por tashme rruga është e shkatërruar. Prej 1 viti, 150 familje të kësaj lagjeje duhet të lëvizin në një rrugë që amortizohet çdo ditë, në kohe me shi bëhet vështirësisht e kalueshme për shkak të prezencës së ujit.

?Rruga ka qenë e shtruar, ka qenë e rregullt dhe tani e kanë prishur, dhe nuk kemi ku të ankohemi. E ka prish Ujësjellësi që na ka sjellë ujin. Erdhën punëtorët e ujit dhe u prish.
U bë një investim shumë i mirë për ujin por u prish rruga dhe këtij investimi i ra vlera.?, shprehen banorët e zonës.

Share This Video


Download

  
Report form