Nerashti pa ujë, vonohet punimet e ujësjellësit

alsatmtv 2015-08-21

Views 10

Projekti i filluar një vit më parë për ujësjellësin e ri në Nerasht i cili duhej të lëshohej në përdorim para disa muajsh ende pa asnjë rezultat. Sipas kreut të Komunës së Tearcës, Isen Asanit, problemi kryesor qëndron tek Ministria e ekologjisë dhe firma që kryen punimet, e cila vonesën e punëve e ka arsyetuar me mos lëshimin e mjeteve nga ministria e ambientit jetësor.

"Sa i përket ujësjellësit të fshatit Nerasht projekti është dashur të jetë tanimë i mbyllur i përfunduar. Nga ana e komunës krejt punët janë përfunduar por kompania AKV 'Invest' është vonuar. Firma këtë vonesë e arsyeton me mungesë të mjeteve por ne si komunë do marrim masa dhe kjo çështje do të përmbyllet një herë e përgjithmonë. Ata një pjesë e kanë lëshuar na kanë dalë në ndihmë por pjesën tjetër kohën e fundit kompania është në koordinim me ta dhe thirren në mungesë të mjeteve", tha Isen Asani, Kryetar i komunës së Nerashtit.

Megjithatë, derisa pushteti qendror dhe ai lokal merren me këto pengesa, mbi 5000 banorët e Nerashtit vazhdojnë të përballen me mungesën e ujit. Ata kanë ujë por i njëjti është i përzier me ujërat e zeza dhe nuk pihet. Zgjidhjen e kanë gjetur, tek çezma e fshatit.

"Ujë ka por nuk është i pastër, është i ndotur prej Ministrisë kemi urdhër mos e përdorim. Projekti është ndërtuar por ujë s'ka, gypat janë vendosur rryma krejt por ujë ska, nuk e di ku është problemi".

"Uji nuk është i pijshëm vijnë për të mbushur këtu, ky ujë nuk e di a është I kontrolluar krejt fshati këtu mbushim së është i mirë uji na vinë prej Odri".

"Si zgjidhje të vetme të përkohshme banorët e fshatit Nerasht e kanë këtë çezmë në mes të fshatit megjithatë edhe ky ujë është i pakontrolluar nëse është i pijshëm apo jo".

Ndryshe, projekti i ujësjellësit të fshatit Nerasht është premtuar nga pothuajse të gjitha partitë politike, por deri më tani assesi të realizohet. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form