Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zhurma por edhe pikëpyetjet që kanë dalë pas deklaratës së kreut të diplomacisë greke për një marrëveshje për kufirin detar me Shqipërinë duket se do ta rikthejë sërish Ministrin e Jashtëm shqiptar në një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm. Përfaqësues të shumicës thanë se nuk ka dijeni dhe se nuk duhet besuar çfarë thotë pala greke, ndërsa opozita hodhi dyshime të forta duke kërkuar transparencë të plotë.
Një deklaratë e Ministrit të Jashtëm grek për marrëveshjen e detit ka shkaktuat reagime të forta në politikën shqiptare.
Edhe pse ishte në Komisionin e Jashtëm dy ditë më parë, ministri Ditmir Bushati do të thirret sërish në një seancë të posaçme dëgjimore vetëm për të bërë transparencë mbi atë çfarë është rënë dakort me palën greke.
A ka rënë dakord Ministri i Jashtëm shqiptar për ti lënë Greqisë një shtrirje12 milje në det apo jo, këtë nuk e di as vetë kryetarja e Komisionit dhe ish-ministrja e Mbrojtjes.
Mimi Kodheli: Meqenëse ka një interes të madh publik lidhur me vazhdimësinë e bisedimeve, ne do të jemi përsëri këtu për ti rikërkuar Ministrit një shpjegim.
Por edhe pse nuk di detaje, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulat Balla, tha se bëhet fjalë për keqinformim.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/marreveshja-e-detit-pikepyetjet-negociatat-me-greqine