http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vite më parë, teatri për fëmijë kufizohej në kukulla e thjesht në lojën aktoriale që realizohej përtej perdes. Sot, shumëçka ka ndryshuar. Skenografia ka nisur të zëvendësohet nga videoprojeksioni, ndërsa personazhet nga hologrami.
Në skenën teatrale nuk ka më vetëm personazhe,dhe as skena që mbysin në errësirë sallën derisa të ndërrohet skenografia. Sot, me një klik, ngjarjet zhvendosen nga Antarktida në Shqipëri.
Për aktorët nuk ka qenë e thjeshtë, sepse në shkollë apo në praktikat e mëhershme në teatro as që i realizonin të tilla ide.
Megjithatë, është mirë të eksperimentosh. Kështu thotë regjisori Nelson Mulla, që numëron tanimë 4 shfaqje ku personazhet më të njohur të kinemasë botërore i ngjiti në skenën e teatrit eksperimental.
Realizimi është i vështirë e impenjimi po ashtu. Renatos, që qëndron pas gjithë këtyre realizimeve i duhet gati 3 muaj për të ndërtuar një shfaqje me videoprojeksion, dhe akoma më shumë për hologramin.
Aktualisht, në Tiranë realizohen edhe shfaqje me kukulla, edhe të tilla ku personazhe si Elsa e Frozen apo Batmani e Supermeni flasin në skenë me të vegjlit. Salla është plot kur teknologjia flet dhe fëmijët shijojnë më së shumti këto shfaqje.