http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kryeministrin Edi Rama votimi dhe numërimi elektronik nuk mund të realizohet në zgjedhjet e 18 qershorit. Në qëndrimin e tij, ai jep detaje se përse aplikimi i teknologjisë në zgjedhje është i pamundur. Në një koment, të publikuar në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë thekson se kërkesa e opozitës, nuk është gjë tjetër veçse justifikim për humbjen në zgjedhje. Ai rendit tre të pavërteta në pretendimet që PD-së ngre.?E pavërteta e parë: Këtë mënyrë votimi e paskemi kërkuar ne kur ishim në opozitë! E vërteta është se ne nuk kemi kërkuar asnjëherë votim elektronik. Kemi kërkuar vetëm identifikim elektronik te zgjedhësve në QV dhe numërim elektronik të votave. E kjo është lehtësisht e verifikueshme. Nuk e kemi kërkuar kurrë votimin elektronik, sepse askush, asnjë ekspert apo njohës i praktikave të mira elektorale, nuk na e ka këshilluar asnjëherë.E pavërteta e dytë: Numërimi elektronik qenka një kollajllëk i madh dhe vetëm vullnet politik u dashka! Ja pra që ne e patëm këtë vullnet atëherë, por e vërteta është se me qeverinë e vjetër ramë dakord që të mjaftoheshim në 2013-ën vetëm me dy projekte pilot, një për Tiranën e një për Fierin. Dhe kjo jo se u tërhoqëm nga ndonjë presion apo se s?kishim fuqi ta vinim si kusht të panegociueshëm e t?i binim murit me kokë!E pavërteta e tretë: Zgjidhjen magjike të elektronizimit të procesit zgjedhor nuk e dashkam unë apo Partia Socialiste! E vërteta është se as unë s?kam dhe s?kam si të kem asnjë problem në parim me gjithë këtë revolucion digjital, as Partia Socialiste s?ka dhe s?ka di të ketë kundërshtim për ta mbështetur një revolucion te tillë, nëse do të kishim fakte e garanci të plota se pengesat që nuk u kapërcyen dot në 2013-ën, mund të kapërcehen në qershor te këtij viti.?Një ditë pasi kreu i PD-së Basha deklaroi se OSBE ka për detyre të ndihmojnë Shqipërinë të zhvillojë zgjedhje të lira, kryeministri nuk gjen asgjë për t?u habitur.?Nuk çuditem që OSBE/ODHIR-i po rishpallen armiq nga opozita, pse nuk e përkrahin një aventurë të këtyre përmasave. Por padyshim as shpallja e tyre armiq nuk e bën elektronizimin e procesit më realist, as qëndrimi objektiv i OSBE/ODHIR-it për këtë kërkesë të opozitës nuk ka gjasë ta bëjë më realiste këtë të fundit (sepse opozita nuk ka hallin e zgjidhjes elektronike po hallin e humbjes që s?ka zgjidhje)?Për Ramën qeveria nuk mund të bëhet pjesë e një aventure, fundi i së cilës është dështimi.?Qeveria nuk mund të marrë përsipër të japë, në këto kushte, dakordësinë për një aventurë të cilës nuk i dihet fundi ose më saktë, e cila me të dhënat e me mundësitë e sotme, ka vetëm një fund: Dështimin e sigurt të procesit zgjedhor! Nuk mundemi të jemi dakord, sepse nëse ne do të bëheshim sot pjesë e një konsensusi symbylltaz për t?ia hyrë kësaj aventure, duke shpërfillur arsyetimin tonë të bazuar tek eksperienca dhe mbi të gjitha opinionin e OSBE/ODHIR-it, nesër shqiptarët e ndërkombë...