Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot My" />
Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot My"/>

"Ju flet Moska": Benet Beci dhe Tritan Brahimaj "peshq të mëdhenj"

Ora News Emisione 2018-05-11

Views 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj denoncoi mbrëmjen e sotme drejtuesit e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për abuzime me fondet.

Kastriot Myftaraj: Shqiptarët nuk dinë për disa teatro kukullash të sofistikuar, të ndërlikuar ku zhvaten me qindra milionë euro që janë paratë e tyre. Benet Beci dhe Tritan Brahimaj janë dy drejtuesit e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një institucion me shumë para. Benet Beci ka 13 vjet që është në postin e Drejtorit të "teatrit të kukullave" të quajtur Fondi Shqiptar i Zhvillimit.Është një "teatër kukullash" që shpërndan qindra milionë euro.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një organizëm në trajtë OJF e krijuar me ligj. Pasi kishte ekzistuar në vendim të Këshillit të Ministrave për një kohë të gjatë si në kohën e PD, si të PS. Në 2009 me një ligj të posaçëm të Kuvendit, ligji 10130 datë 11 maj 2009, Fondi Shqiptar i Zhvillimit funksionon me ligj përveçse me vendim.

Sesi ka funksionuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit si njhjë "teatër kukullash" ku luhet komedia "pavarësia financiare e shoqërisë civile", e cila merr pjesë në zhvillimin e vendit këtu, do ta tregoj në disa emisione. Sot dua ta nis, duke thënë se ky "teatër kukullash" ku zoti Beci është drejtor prej 13 vjetësh megjithëse mandatin e ka 5 vjeçar, zgjidhet, rizgjidhet, rizgjidhet përsëri dhe ku zëvendës/drejtori ekzekutiv i tij është Tritan Brahimaj është një teatër shumë fitimprurës për këta të dy dhe shumë të tjerë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-benet-beci-dhe-tritan-brahimaj-peshq-te-medhenj

Share This Video


Download

  
Report form