Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot My" />
Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot My"/>

"Ju flet Moska": Benet Beci, Ministri paralel i të gjitha Ministrive

Ora News Emisione 2018-05-11

Views 20

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj ju rikthye sërish këtë të premte abuzimeve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Myftaraj: Në atë labirint që është shteti shqiptar gjen krijesa nga të çuditshmet, shartesa nga më të çuditshmet. I tillë është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që tashmë është bërë pronë private e Drejtorit të tij Benet Beci. Bëhet fjalë për një strukturë e cila qarkullon, përdor sipas dëshirës, po të duam themi dhe menaxhon por në fakt keqpërdoron me qindra milion euro dollarë të cilat janë para të shtetit shqiptar, para ta donatorëve të huaj. Ka një listë të gjatë të tyre në faqen zyrtare të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Zoti Benet Beci është kthyer në një Ministër paralet të infastrukturës si quhet sot të Punëve Publike, Transportit, shartesës së disa Ministrive, një ministër paralel i të gjithëve qeverive që vinë dhe ikin.

Të rralla janë Ministritë që kanë aq shumë para si ai, të rralla janë ato ministri që kanë aq pak kontrroll sa Fondi. Asnjë Ministër nuk zotëron ato kompetenca aq të mëdha sa i ka Beti në Fondin e tij që quhet Fond por realisht funksionon si një Ministri paralele e Infrastrukturës dhe Punëve Publike. Në Shqipëri ka organizata jo fitimprurëse, e kundërta janë organizatat fitimprurëse që janë kompani tregtare. Në Shqipëri ka organizata jo fitimprurëse, organizata joqeveritare, jo shtetërore sepse ka dhe organizata qeveritare dhe shtetërore.

Organizatë shtetërore mund të quhen dhe Ministrisë dhe institucionet. Fondi ka një organizatë jo fitmiprurëse që funksionon me një ligj të veçantë të saj ADOKSI, Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në Shqipëri ka një ligj për organizatat jo fitimprurëse në bazë të cilit funksionojnë të gjithë organizatat, me atë ligj funksionojnë OJF, Fondacionet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-benet-beci-ministri-paralel-i-te-gjitha-ministrive

Share This Video


Download

  
Report form