Bledi Mane në Report TV: Shoqëria shqiptare vuan për lajme të trishta

Report TV 2018-05-11

Views 3

Gazetari Bledi Mane rrëfeu sot në Report Tv, në emisionin ?Rreze Dielli?, se shoqëria
jeton tre momente kyçe, lindjen, martesën dhe vdekjen, ndërsa shtoi se shoqëria
shqiptare vuan për lajme të trishta.
Sipas tij, arsyeja pse vijnë shtetasit e huaj te ne është se jemi një vend kaotik i bukur, me
njerëz që mezi zgjohen për shitur mend, jemi një shoqëri tipike mesdhetare, që na
pëlqejnë fasadat.
?Ne të gjithë bashkë jetojmë në një shoqëri me 3 momente kyçe. Lindja, martesa dhe
vdekja. Ne jemi një shoqëri që vuan për lajme të trishta. I prodhojmë edhe me sforcim.
Turma ndahet në 2 pjesë. Mirë ia bëri, sa keq ia bëri. Vrasja ishte pasoja, ne po
analizojmë shkaqet. Unë ende mbetem njeri me lidhje të forta me vendlindjen. Shkova
punova 2 vjet si drejtor kulture në Përmet. Tirana është një përplasje kulturash, është një
amulli.
Një nga arsyet pse të huajt vijnë është se ne jemi vend kaotik i bukur, me njerëz që mezi
zgjohen për të shitur mend. Jemi shoqëri tipike mesdhetare që na pëlqejnë fasadat.
Kur i thosha hajde pimë kafen te filologu ku është 50 lekë, më thoshin pse atje do
shkojmë ne? Ne s?jemi pabuksa, do shkojmë atje ku është kafja 100 lekë, kur jetonin në
kushte minimale?, tha Mane.
Si ka mundësi që ne vazhdojmë të justifikojmë

Share This Video


Download

  
Report form