Ora News - Si garantohet siguria? Kamerat zgjidhje për dhunën dhe bullizmin

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 4

Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht debateve për reforma në arsim, apo mbarëvajtjen e orëve mësimore, një tjetër problem shqetësues nëpër shkolla, mbetet dhuna dhe bullizmi. Rastet janë të shumta, dhe ngjarja kur në shkollën "Eqerem Çabej" nga konflikti i 3 nxënësve, mbeti i plagosur njëri prej tyre, riktheu vëmendjen tek siguria në institucionet arismore.

Ajola Byzyka, Drejtore në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Tiranës tha se vendosja e kamerave të sigurisë në çdo shkollë, mund të ulë ndjeshëm dhunën.

Ajola Byzyka: Kamerat kanë ndihmuar shumë, sidomos nëpër gjimnaze ato janë bërë mësues i padukshëm.

Megjithatë pa bashkëpunimin e policisë, vetë institucionet arsimore, nuk mund ta garantojnë dot sigurinë. Drejtori për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato pohoi përpara ligjvënësve se punonjësit e policisë patrullojnë vazhdimisht gjatë procesit mësimor, për t?u siguruar se nxënësit do të jenë të sigurtë.

Altin Qato: I kemi kërkuar një masë shtesë shkollave dhe shkollave të kenë kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo element të mundshëm kriminal.

Por për vetë nxënësit, këto janë fjalë. Ata janë dëshmitarë të dhunës që ushtrohet brenda ambienteve të shkollës. Madje sipas tyre, ka shumë të rinj që mbajnë edhe armë të ftohta me vete

Nxënëse: "Ka shumë raste që nxënësit vijnë të pajisur me thika".

Prindërit, sigurinë jashtë mureve të institucionit e përpiqen ta qetësojnë veten duke i shoqëruar fëmijët e tyre deri tek dera e shkollës. Frika e tyre, si për ironi, është siguria e fëmijëve brenda ambienteve të shkollës

Prind: Që kemi frikë kemi, rrimë këtu derisa të futen brenda në shkollë.

Nga vjen dhuna? Ajola Byzyka thotë se më të dhunshëm janë fëmijët që kanë probleme në familjen e tyre. Gjithashtu sipas saj, rrjetet sociale dhe modelet e gabuara në to, janë një tjetër shkak

Ajola Byzyka: Shpesh prindërit në jetën e tyre të ngarkuar në jetën e vështirë dhe e gjithë barra mbetet në shkolla. Sikurisht mësuesit dhe psikologët janë pranë nxënësve, por ne nuk kontrollojmë jetën e tyre në jetën sociale. Kjo është e pamundur.

Është e vërtetë që mësuesit, apo policia ka përgjegjësi për sigurinë, por është më mirë të parandalosh se sa të kurosh, dhe për ta parandaluar këtë fenomen, psikologët thonë se shërben një edukim më i mirë dhe më i fortë që në familje.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/kamerat-ne-shkolla-zgjidhje-dhunen-dhe-bullizmin

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS