Ora News - Basha: Protesta e djeshme e paprecedentë, shqiptarët nuk ulin më kokën

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se shqiptarët dhanë një mesazh të fortë në protestën e së shtunës për kauzën e opozitës siç tha ai, për të krijuar një qeveri antimafia.

Duke e konsideruar si protestën më të madhe në 27 vite, Basha tha se protesta përveç refuzimit ndaj qeverisë, hapi edhe një horizont shprese.

Basha: Shpreh mirënjohjen e thellë për atë marshim madhështor të qindra e mijëra shqiptarëve në protestën e djeshme. Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në protestë. Bashkimi i djeshëm i shqiptarëve është mesazhi më i qartë se shqiptarët nuk e pranojnë më këtë gjendje. Ky mesazh ka ardhur përmes një proteste masive popullore të paprecedentë në 20 vite.

Mesazhi i protestës së djeshme është mesazh i qartë se shumica dërrmuese e shqiptarëve janë kundër qeverisë së drogës, që është shkak i varfërisë.

Është po kështu mesazhi i fuqishëm se shqiptarët kanë vendosur të mos ulin më kokën.

Është një mesazh i fuqishëm mbështetje për opozitën dhe kauzën e saj antimafia.

Dita e djeshme është një betejë madhështore e fituar nga shqiptarët që u ngritën mbi dallimet partiake.

Shqiptarët u bashkuan dje për të refuzuar qeverinë e bandave dhe të krimit.

Fitorja e kësaj beteje është një ogur i mirë.

Ne do ta vazhdojmë këtë luftë ditë për ditë për të arritur fitoren e kësaj kauze, pa të cilën nuk do të ketë Shqipëri evropiane.

Shqiptarët e bashkuar në protestë dhanë një mesazh revolte dhe refuzimi për mos pajtim me qeverinë e krimit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-protesta-e-djeshme-e-paprecedente-shqiptaret-nuk-ulin-me-koken

Share This Video


Download

  
Report form