Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi edhe sot vendosmërinë për ti shkuar deri në fund kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Basha: Tani që vendimi i madh popullor është marrë dhe e kemi marrë sëbashku. Zgjedhje të lira dhe të ndershme është vendimi i të gjithë shqiptarëve, për të cilin po na nderon bota mbarë.Tani që vendimi është marrë, ne i themi sot, se zgjedhje të lira dhe të ndershme do të ketë vetëm me një qeveri teknike, pa Edi Ramën Kryeministër. Nga kjo nuk ka kthim.Unë nuk kthehem nga kjo rrugë pa fitoren që u kam premtuar ju. Zgjedhje të lira dhe të ndershme.Ky bashkim i madh sa vjen e rritet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-bashkimi-i-madh-i-20-shkurtit-i-vuri-vulen-diktatures/