Kreu i PD, Lulzim Basha nga çadra e ngritur para Kryeministrisë i është përgjigjur Edi Ramës duke e kërcënuar se zgjidhja e vetme paqësore është krijimi i qeverisë teknike ose në të kundërt do të përfundojë si diktatorët.
Basha u shpreh se Rama duhet t'i vendosë gishtin kokës dhe të shpejtojë për t'i hapur sa më parë, pasi qeverisë teknike i duhen 100 ditë për të këputur lidhjet sipas tij mes krimit dhe qeverisë.
"Qeveria teknike është formula e vetme për t?i shpëtuar kokën atij dhe bandës që rrethon. Është formula e vetme që garanton një zgjidhje të krizës dhe hap rrugën e integrimin.
Është shansi i tij i fundit për të mos përfunduar si diktatorët e marrë që e duan pushtetin me dhunë. Qeveria teknike do të duhet të ketë 100 ditë në dispozicion për të këputur lidhjet kriminale që mbanë Ramën në pushtet.
I bëj thirrje që ti verë gishtin kokës, kushtet nuk janë thjeshtë rrugëdalja, por shansi i tij i fundit për të mos përfunduar si diktatorët e marrë"tha Basha.
Gjatë fjalës së tij, ku të pranishëm ishin edhe familjarët e dëshmorëve të 2 Prillit të 1991 në Shkodër, Basha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen për të larguar Ramën nga pushteti. Kreu i PD, kishte një mesazh edhe për kundërshtarët dhe aleatë qeverisës.
"Ftoj të bashkohemi të gjithë faktorët politikë dhe qytetarë përballë marrëzisë, dinakërisë së një njeriu që dëshiron ta mbajë pushtetin me dhunë dhe pa garë të ndershme dhe pa opozitë.
Le të bashkohemi dhe të bëjmë gjithcka për largimin e kësaj pengese. I mirëpritur është cdo kush që e ka kuptuar se për ankthin dhe pushtin e Ramës nuk mund të vrasim ëndrrat e të gjithë shqiptarëve".
Deklarata e plotë e Bashës
Demokracia kërcënohet nga mafia. Zgjedhjet e lira dhe qeveria që del prej tyre janë të vetmet mekanizma për të garantuar zhvillim.
Sot nga funerali i Rilindjes, i mbushur me njerëz të administratës, Rama u përpoq të mbronte shtetin e krimit.
Rama e di se nuk ka asnjë shans ti shpëtoj gjykimit popullor me vota dhe gjykimit të drejtësisë veçse aleancës së tij me krimin.
Por e ka gabim, kur mendon se tani që po vjen ora e zgjidhjes së madhe do të mund ta hedhë lumin sikur bëri në këto 4 vite.
Vendimi është kategorik, ne do të shpartallojmë lidhjet e qeverisë me krimin dhe prandaj kushti i patejkalushëm për zgjedhje të lira është një qeveri e pa lidhur me krimin dhe një kryeministër i palidhur me krimin.
Rama do të largohet si kusht për zgjedhje të lira. Aleanca e tij me krimin e fundosi Shqipërinë.
Shqipëria po konkurron edhe Sirinë që është në luftë civile. Qeveria teknike, formula për t'i shpëtuar kokën atij dhe që garanton zgjidhje paqësore dhe demokratike të krizës dhe zhbllokon rrugën Europiane kërcënon më keq se mbeturinat e diktaturës.
Sot për shqiptarët e ndershëm kudo që janë dhe partnerët që duan një Shqipëri demokratike, problemi kryesor është Edi Rama.
Ftoj të bashkohemi të gjithë faktorët politikë dhe qytetarë përballë marrëzisë, dinakërisë së një njeriu që dëshiron ta mbajë ...