Basha: Beteja vazhdon!

RTV KLAN 2018-05-11

Views 1

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje për mediat tha se protesta e së shtunës dha mesazhin e qartë se shqiptarët nuk e pranojnë më këtë gjendje, në të cilën sipas tij, ndodhet vendi.

"Mesazhi i protestës së djeshme ishte se shumica dërrmuese e shqiptarëve e refuzojnë qeverinë e bandës, e krimit, drogës, që janë shkaku i varfërisë, i gjendjes ku ndodhen sot të gjithë shqiptarët. Është po ashtu mesazh që shqiptarët kanë vendosur që tëmo e ulin më kokën. Është një mesazh i fuqishëm për opozitën dhe kauzën e objektivin tonë për një një qeveri antimafia".

Basha falenderoi të gjithë pjesëmarrësit në protestë dhe tha se kjo e fundit ishte "një betejë madhështore e fituar nga shqiptarët".Ne do ta vazhdojmë këtë luftë, tha Basha, ditë për ditë, bashkë me qytetarët, për të arritur fitoren e kësaj kauzë.

"Shqiptarët e bashkuar në protestë dhanë një mesazh revolte, refuzimi, papajtueshmërie me qeverinë e krimit, por edhe një mesazh shprese se Shqipëria do të bëhet. Kjo është fitorja e ditës së djeshme. Dje hapët një horizont shprese për gjithë", tha Basha më tej./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form