Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës që lejoi ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, i konsideruar si financieri i grupit kriminal të vëllezërve Habilaj. Vendimi i datës 18 dhjetor 2017 me numër 1506, i cili u zbatua nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj në lejimin e ekstradimit, duket se konfirmon mungesën e kordinimit mes institucioneve në lidhje mekëtë rast. Sipas togave të zeza, ekstradimi i Nezar Seitit, u lejua pasi në procesin e zhvilluar gjatë muajve nëntor e dhjetor 2017, në seancë gjyqësore nuk u paraqit asnjë dokument apo njoftim që të tregonte se ndaj Nezar Seitit, kishte një procedim penal të filluar në Shqipëri.
Në argumentimin e vendimit që lejoi ekstradimin, gjykata shprehet se e ka verifikuar edhe këtë fakt, por bazuar në provat e paraqitura në seancë, ka arritur në përfundimin se për të njëjtin fakt, ndaj shtetasit shqiptar Nezar Seiti nuk është dhënë një vendim i formës së prerë dhe nuk po zhvillohet ndonjë procedim penal në Republikën e Shqipërisë. ??se nga ana e prokurorisë u argumentua se nuk ekziston asnjë nga pengesat ligjore të parashikuara nga neni 491 i K. Pr. Penale, që do ta bënin të pamundur ekstradimin në Itali të shtetasit Nezar Seiti (Seitaj)??-thuhet në vendimin e gjykatës.