Dritan Zagani: Policet te denoncojne lidhjet me krimin

RTV KLAN 2018-05-11

Views 1

Në protestën e opozitës ka folur edhe oficeri i arratisur i policisë Dritan Zagani, i cili ndodhet me azil në Zvicër. Përmes një video-deklarate në protestën e opozitës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përpara Kryeministri, Zagani tha se ndodhet i arratisur nga vendi i tij pasi zbuloi bandën e Habilajve të lidhur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

"Protesta ime me krimin ka nisur prej 20 vitesh kur nisa punë si oficer policie dhe prej 3 vitesh në arrati. Unë u bëj thirrje kolegëve të mi të kenë kurajo të denoncojnë lidhjet e krimit me politikanë kushdo që të jenë ato. Unë jam në arrati se ndalova Habilajt. Dua që krimi dhe banda të mos jenë më në krye të vendit tim", u shpreh Dritan Zagani. /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form