Turqia, ndihma ushtrisë shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është një nga fabrikat më të mëdha të prodhimit të industrisë ushtarake në Turqi. Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka ishte në Ankara me ftesë të homologut Turk Nurettin Canikli, ku u njoh nga afër me mjetet, pajisjet dhe armatimet që prodhohen aty. Ajo mori mbështetje nga Turqia për modernizimin e forcave tona të armatosura.



?Diskutuam lidhur me bashkëpunimin aktual ushtarak për trajnim, arsimimin e përbashkët. U dakordësuam për mundësitë e shumta, të cilat do eksplorojmë dhe mora mbështetjen maksimale nga kolegu im Canikli për plotësimin e çdo kërkese nga Shqipëria. Edhe për modernizimin e FA gjeta mbështetjen maksimale për çdo projekt, i cili do të gjykohet i nevojshëm për t?u zhvilluar. Me homologun turk pata veçse dakordësi për të zhvilluar kapacitet ushtarake. Trajtimi mjekësor i personelit ushtarak në Turqi do të vazhdojë dhe do të shtohet për të plotësuar të gjitha nevojat shëndetësore mjekësore, të cilat nuk i përmbushim dot në Tiranë.?



Ministrja Xhaçka u takua edhe me të rinjtë shqiptarë që studiojnë në Akademitë Ushtarake Turke.



?U konfirmova studentëve tanë që shkollohen në akademitë ushtarake turke që, do të vazhdojnë të jenë ndër shembujt e mirë të disiplinës dhe profesionalizmit dhe presim prej tyre që të vijnë dhe të bëhen pjesë solide e piramidës sonë ushtarake.?.



Ministrja e Mbrojtjes u takua edhe me ministrin e Brendshëm te Turqisë dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura turke.

Share This Video


Download

  
Report form