Demokratët vijojnë akuzat në adresë të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj se qëndrojnë pas asaj që ata e quajnë ?aferë klienteliste? për tre inceneratorët në Tiranë, Fier e Elbasan.
Por këto akuza të selisë blu u hodhën poshtë nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj nga salla e Kuvendit, cili publikoi një vendim të qeverisë Berisha dhe një strategji për mjedisin të vitit 2011.
Një ditë më parë demokratët akuzuan qeverinë se ka vendosur një taksë për plehrat, sipas së cilës sipërmarrjet që do të gjenerojnë energji nga ky biznes do të marrin ndihmë shtetërore për të paktën 15 vjet.