Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Analistët e shikojnë protestën e opozitës në 27 janar si masive. Por ata ndahen në disa çështje. Për Erl Muratin, opozita dhe lidershipi i saj është investuar seriozisht për këtë protestë, ndërsa tha se çdo shqiptar ka një arsye për të dalë në protestë.
Ndërsa për Arjon Sulon protesta do të jetë si të gjitha protestat e tjera që ka zhvilluar opozita. Ajo që Sulo theksoi tha se partitë po përdorin elektoratin.
Erl Murati: Do jetë një protestë paqësore. Do jetë masive për disa elementë se opozita këtë radhë është investuar për një protestë të madhe. Duket që angazhimi i lidershipit është serioz jo thjesht një protestë si ato që kemi para para kuvendit sa për të kaluar radhën. Një pjesë e popullit unë besoj që ka arsye për të dalë në protestë. Jo për të dalë krah Bashës apo Kryemadhit, por për shumë arsye. Çdo shqiptar që do kishte një pakënaqësi për ekonominë, ose për padrejtësitë që has në jetë ka arsye për të dalë dhe për ti thënë qeverisë dëgjojë dhe zërin tim.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-murtati-angazhim-serioz-sulo-partite-po-perdorin-elektoratin