Situata në Kosovë, Flet analisti Murati: Opozita po bën akte terroriste në Kuvend - Ora News

Ora News Lajme 2015-10-25

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Akte terroriste i ka quajtur analisti diplomatik Shaban Murati veprimet e opozitës në Kosovë. I ftuar në studion e Ora News Murati apeloi klasën opozitare të tregohet më e matur me veprimet e saj pasi në këtë mënyrë po minon marëdheniet me ndërkombëtarët që mund të rimendojnë edhe një herë vendimin për ta pranuar Kosovën shtet.
Shaban Murati : ?Tensioni që kemi parë gjatë këtyre 2 javëve në Kosovë nuk është sherr politik i brendshëm , nuk është çështje brenda shqiptare por diçka më e gjerë dhe më e thellë se kaq. Është një fenomen që unë do ta vlerësoja tepër negativ i cili ka të bëjë me raportet e Kosovës me shtetësinë e saj.Ka të bëjë me raportet e Kosovës me faktorin perëndimor.Është e pangjashme në kronikën parlamentare, në historinë parlamentare të çdo vendi europian madje edhe të kontinenteve të tjera që deputetët të bëhen protagonist të akteve që unë do ti quaja ,ndoshta dikush mund ta quajë tepër të guximshëm, akte terroriste.Do ta bënte faktorin perëndimor të rimendohej për atë vepër të madhe që bëri që krijoi Kosovën. Do thonin kur këta nesër mund të vijnë në pushtet dhe këto që janë sot në pushtet fillojnë me bomba e gaz lotsjellës në parlament.?
I pyetur për marrëveshjen e kundërshtuar nga opozita analisti diplomatik Murati tha se të gjitha marrëveshjet Kosovë- Serbi bëhen me ndërmjetësues ndërkombëtare dhe si e tillë nuk mund të jenë problematike.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/flet-analisti-murati-opozita-po-ben-akte-terroriste-ne-kuvend/

Share This Video


Download

  
Report form