http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngjarje qe për pak do te kishte përfunduar ne tragjedi ka ndodhur këtë te mërkurë ne urgjencën e pediatrisë se qendrës spitalore Nene Tereza. Sipas burimeve dy persona kane tentuar te hyjnë pa rralle tek mjeku për te vizituar fëmijën. Por këtë veprim te tyre nuk e ka pranuar një prind tjetër qe po priste ne rralle, qe ishte edhe një polic privat.
Te tre personat janë konfliktuar me njeri ? tjetrin verbalisht. Me pas polici i goditur nga dy personat ka nxjerre armen, duke iu drejtuar atyre. Ne këtë moment ka qene ndërhyrja e pacienteve te tjerë qe ka shmangur tragjedinë.
Menjëherë ne vendngjarje ka mbërritur patrulla shqiponja qe ka shoqëruar te tre personat ne komisariat për te sqaruar ngjarjen.