“Qeveria vendosi taksën e plehrave” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka akuzuar qeverinë se u ka vendosur shqiptareve një takse te re, taksen e plehrave. Kreu i Departamentit të Mjedisit, ne PD Jamarbër Malltezi ka deklaruar se ne 23 nëntor te vitit te kaluar, Komisioni i Ndihmës Shtetërore, ka vendosur qe te gjitha bizneset që do të gjenerojnë energji nga plehrat, do të marrin ndihmë shtetërore për të paktën 15 vjet.



?Ja, edhe pika 10 ku thuhet se ?Skema financohet nga një ?taksë?, e ashtuquajtura detyrim i shërbimit publik (ndaj Operatorit të Shpërndarjes), të cilit i është ngarkuar detyrimi për blerjen e energjisë nga prodhuesit e energjisë prej pjesës së biodegradueshme të mbetjeve të ngurta dhe më pas për ta ofruar dhe shitur në treg?.



Sipas PD, qeveria detyron OSHEE-në të blejë energjinë e prodhuar nga inceneratorët e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt.



?Kjo do të thotë se, jo vetëm që Rama dhe Ahmetaj po marrin 178 milionë euro nga taksat tona për 3 inceneratorët që do të djegin plehra dhe do të lëshojnë helme në ajër, por ata kanë vendosur ?taksën e plehrave,? që të shesin energjinë e prodhuar nga inceneratorët dhe të vazhdojnë të pasurohen për vete!?



Sipas PD qeveria nuk po jep ndihme shtetërore për të përmbyturit apo për naftëtarët, por nuk harron te ndihmoje inceneratorët e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt.

Share This Video


Download

  
Report form