Tritol shtëpisë në Gjirokastër, plagoset 34-vjeçari - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpërthimi i tritolit ne një banese ne Gjirokastër la te plagosur nje 34 vjeçar.



Eksplozivi tronditi ne mesnate banorët e lagjes ?Dunavati i dytë?.



Nga shpërthimi mbeti i plagosur Gentjan Liti, me pas ai u transportua për në spitalin rajonal të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.



Tritoli u hodh në oborrin e shtëpisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas policisë, lënda eksplozive ka qenë rreth 100 gram tritol C4 dhe mund te kishte patur pasoja edhe me te renda.



Por Gentian Liti nuk është një emër i panjohur për policinë. Ne verën e 2013, persona të paidentifikuar i vendosen një sasi eksplozivi në automjetin tip furgon, të parkuar pranë banesës së tij. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.



34-vjeçari me profesion kasap, ka një dyqan mishi në zonën muzeale të Gjirokastrës. Dyshimet e hetuesve janë se atentati mund të ketë lidhje me aktivitetin tregtar të Gentjan Litit.

Share This Video


Download

  
Report form