Vlorë, 39-vjeçari plagoset në atentat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-23

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmjes së të dielës në Vlorë, ku mbeti i plagosur Armando Sulejmani, i njohur me pseudonimin Cipuri, një prej anëtareve të bandës se Gaxhait ne Vlorë. 39-vjeçari është qëlluar me 11 plumba me armë me silenciator, por vetëm një plumb e ka kapur në krah dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në lagjen ?Pavarësia? rreth orës 22:00, në momentin kur Sulejmani bashkë me një shok po hynte ne pallatin ku banon. Dy persona të panjohur e të maskuar që i kishin zënë prite, e kanë qëlluar menjëherë sapo është afruar. Policia dyshon se edhe vetë Sulejmani i është kundërpërgjigjur me armë sulmit, pasi tre nga gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes i përkasin pistoletës së tij tip TT. Armnando Sulejmani nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai ka qenë i dënuar me 20 vite burg për vrasje, ndërsa vetëm pak kohë më parë ka rifituar lirinë. Policia ka shoqëruar disa persona për t?i marrë në pyetje, por ende nuk ka një të dyshuar konkret për ngjarjen. Banda e Gaxhait ishte një grup rival me atë të Zani Çaushit në vitin 1997. Nga përplasja midis këtyre dy grupeve u vra Bernard Duçka, i njohur si Kuqo, anëtar i bandës së Gaxhait. Edhe pse drejtuesit kryesorë të bandave janë në burg, larjet e hesapeve mes grupeve kriminale vazhdojnë. - See more at: http://vizionplus.al/vlore-39-vjecar-plagoset-ne-atentat/#sthash.ujPpmcha.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form