Report Tv - Meta: Të gjitha shtetet e rajonit aspirojnë BE-në, ndaj duhen projektet të përbashkëta

Report TV 2018-05-10

Views 0

I pranishëm në konferencën rajonale për ekonominë "E ardhmja e Ballkanit" te organizuar nga televizioni Scan ne Tirane, Presidenti Ilir Meta e vuri theksin te bashkëpunimi rajonal, më konkretisht te krijimi i një tregu të përbashkët energjetik.

"Rruga e Shqipërisë drejt BE nuk është e shkëputur nga ajo e vendeve të tjera të rajonit. Kjo konferencë duhet të adresojë sfidat e përbashkëta, të shkojmë drejt projekteve strategjike për të gjithë rajonin, siç është ai i një tregu të përbashkët energjetik", u shpreh Meta.

Duke u ndalur te situata rajonale, Meta kërkoi zgjidhje të mosmarrëveshjeve mes Greqisë dhe Maqedonisë. "Destabiliteti në rajon do të ishte një faktor negativ për të ardhmen e rajonit drejt BE", tha kreu i shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form