Projektet e përbashkëta të zhvillimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-03

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria dhe Kosova janë ndër përfituesit më të mëdha të projekteve, pjese e procesit të Berlinit. Në konferencën e përbashkët për shtyp kryeministrat Rama dhe Mustafa thanë se në takimin e që do të zhvillohet në Paris, do kërkohet të shkohet përtej projekteve të nisura infrastrukturore. Bashkëpunimi tregtar sipas dy krerëve të qeverive, po intensifikohet më tej. Për të vërtetuar këtë, kryeministri Rama foli me shifra, duke thënë se Kosova është një ndër përfituesit kryesore nga eksportet shqiptare. Nga Prishtina, kryeministri Edi Rama foli edhe mbi koalicionin qeverisës dhe raportet me aleatët kryesore, LSI. Mbledhja e dy qeverive u dha rastin Edi Ramës dhe Isa Mustafës të theksojnë se që prej mbledhjes së parë të dy qeverive, atë të Prizrenit në janar 2014, rezultatet kanë nisur të ndihen, porse ende ka shumë për të bërë për krijimin e një tregu të përbashkët mes dy vendeve dhe avancimin e projekteve rajonale. Projekte, Zhvillim, Shtete, Shqiperi, Kosove, Konference, Shtyp, Nënshkrim, Marrëveshje. Bashkepunim - See more at: http://vizionplus.al/projektet-e-perbashketa-te-zhvillimit/#sthash.aXjEmiXg.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form