stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-102-sezoni-3/
Në studion e emisionit ?Stop? ishte i ftuar kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, i cili foli për problemet e institucionit që drejton, pak ditë pas mbledhjes që kryeministri Rama zhvilloi me drejtorët rajonalë të ALUIZNI-t dhe Hipotekave.
Gjatë bisedës Lame përballet me një video-regjistrim të një qytetari me juristin e këtij institucioni, i cili iu drejtua qytetarit duke e pyetur ?nëse ka folur me një tjetër person? të rrjetit brenda ALUIZNI-t.
Më pas qytetari u ul e bisedoi me rojen e institucionit, nga ku mori garancinë se me 10 mijë euro hoteli i tij 5-katësh dhe me probleme, do të marrë certifikatën e legalizmit brenda 3 javësh.
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t u shpreh se institucioni që drejton ka një emërtim të gjatë e ?të tmerrshëm?.
Në pjesën e parë të emisionit ?Stop? u trajtua rasti i Shqiponja Agalliut, e cila kishte shtëpinë në proces legalizimi, kur i shoqi u nda nga jeta. Pas odisesë për të kaluar në emrin e saj shtëpinë, emisioni ?Stop? i zgjidh problemin, që po i kushtonte shumë zvarritje dhe 5 milionë lekë të vjetra.
Artan Lame tha se Shqiponja e kishte sjellë dokumentin që i shoqi kishte ndërruar jetë, por ky dokument nuk ishte përfshirë në dosje, ndaj dhe legalizimi i pronës ishte bërë në emrin e të shoqit.
Ai pranoi që ALUIZNI e meritonte ?goditjen? që mori nga emisioni ?Stop? sepse i vonoi procedurën dhe e solli vërdallë Shqiponja Agalliun.
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t tha se njëri nga punonjësit që e kanë shkaktuar këtë gjë u shkarkua nga puna, ndërsa tjetri mori vërejtje me paralajmërim dhe tanimë është ?me njollë në biografi?.
Saimir Kodra u shpreh: ?Gabimet e mjekut dhe ALUIZNI-t i mbulon dheu, por kur do mbarojnë legalizimet në Shqipëri??.
Lame iu përgjigj se ato nuk do mbarojnë kurrë sepse ndërtime pa leje ka kudo, madje edhe në Zvicër.
Kodra gjithashtu e pyeti nëse në institucionin që drejton ekziston korrupsioni, çka Artan Lame e pohoi.
Ndaj, Artan Lame dhe dy moderatorët e emisionit ?Stop? ndoqën një kamera të fshehtë, të përgatitur nga kjo e fundit, ku shfaqet juristi i ALUIZNI-t duke komunikuar me një qytetar për një hotel pa leje.
Qytetari ? S?na e var fare, as s?flet fare, nuk e ke ndërmend me fol fare. Do që të pijmë kafe bashkë?
Juristi i ALUIZNI-t ? Jo! Dola me fol në telefon. Çfarë problemesh ke?
Qytetari ? Problemin e kam ? nuk e di a të kujtohet se jemi taku dhe njëherë tjetër bashkë.
Juristi i ALUIZNI-t ? Po s?i mbaj mend se njoh shumë njerëz, të mbaj mend si fytyrë, por nuk të njoha.
Qytetari ? E di, s?e kam, se s?më mban mend.
Juristi i ALUIZNI-t ? Ee?
Qytetari ? Edhe tani ? me u taku as ?
Juristi i ALUIZNI-t ? Çfarë është?
Qytetari ? Hotel pesë katësh. Fol, a mundesh me maru punë? 3 herë i kam bo matjet.
Juristi i ALUIZNI-t ? S?kam çfarë të të them. E marr naj përgjigje.
A ke ...