Pas protestës së organizuar nga PDIU dhe organizata Çame në studion e Report Tv ishte i ftuar Abaz Hado i cili ka folur për gërmimet që po bëhen në Dragot për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grek që kanë rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Hado ka thënë se grekët kanë ardhur si pushtues në Shqipëri prandaj nuk duhet të ndërtohen varreza greke por memoriale. Më tej Hado ka shpjeguar se edhe 3000shqiptarët e Çamërisë duhet të kenë varreza sepse janë vrarë padrejtësisht. Kreu i organizatës tregoi se do të luftojnë me çdo mjet juridik për të vendosur drejtësinë në vend për shqiptarët e Çamërisë.
Fjala e plotë:
Grekët kanë ardhur në Shqipëri si pushtues prandaj jam kundër varrezave në jug të vendit. Unë them se duhet të ketë memoriale dhe jo varreza, janë vrarë edhe Çamët ata meritojnë të respektohen me memoriale. Ne jemi shqiptar që kërkojmë të drejtat e shqiptarëve që janë mohuar për disa vite.