http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Investimet në portin e peshkimit në Durrës, sipas kryeministrit Edi Rama, kanë përmirësuar gjendjen vetëm përkohësisht. Për zhvillimin e sektorit kreu i qeverisë tha se nevojitet më tepër.
Kryeministri tha se duhet të punohet për zhvillimin e porteve, duke kujtuar edhe situatën e vështirë në Shëngjin.
Gjatë takimit me peshkatarët, Rama nuk ngurroi të lëshonte batuta, duke iu referuar protestës së opozitës.
Në Durrës, shefi i ekzekutivit foli për krijimin e një markate më të madhe të peshkut, për të lehtësuar si peshkatarët, ashtu edhe qytetarët.